Tjetër socialist në rrjetën e SPAK-ut/ Kryebashkiaku i Devollit merret i pandehur, ja akuzat ndaj Eduard Duros
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 10:40
Një tjetër funksionar i Partisë Socialiste ka rënë në rrjetën e Prokurorisë së Posacme.
Bëhët fjalë për kryetarin e bashkisë Devoll, Eduard Duro, për të cilën SPAK i ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kjo akuzë i është komunikuar Duros ku tashmë zyrtarisht behet kryebashkiaku i radhës i pandehur.
Burime per gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë më dije se Duro ka shpërdoruar detyrën pasi ka licensuar një biznes karburant që ishte në ndërtim pa leje.
Kallëzimi është bërë nga një tjeter subjekt në SPAK. Duro u shpall fitues më 8376 vota, kundrejt kandidatit Ervis Hajderlli i cili siguroi 8011 vota.

