FOTO+VIDEO/ Rama shmang mediat dhe i takon në hotel eurodeputetët, nuk dihet nëse i “shtrëngoi duart” me Belerin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 10:51
Delegacioni i eurodeputetëve të delegacionit të Parlamentit Europian është takuar sot edhe me Kryeministrin Edi Rama.
Takimi është zhvilluar orët e para të mëngjesit, pa praninë e mediave.
Lajmin e konfirmoi njëri prej eurodeputetëve për mediat gjatë rrugës që anëtarët e delegacionit po përshkruanin në këmbë, nga zyrat e BE-së, drejt Kryesisë së Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë takimet me grupet e tjera parlamentare.
Takimi është zhvilluar në ambientet e hotelit ku po qëndronin sipas asaj qe konfirmoi eurodeputeti Thomas Waitz.
Të pranishëm në delegacionin me 10 eurodeputetë janë edhe dy shqiptarë, njëri prej tyre Fredi Beleri, që përfaqëson Greqinë.

