VIDEO/ Pse nuk është Beleri me ju? Eurodeputeti: Po vjen me makinë, ndoshta ka turp nga...

Delegacioni i eurodeputetëve të delegacionit të Parlamentit Europian është takuar sot edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi është zhvilluar orët e para të mëngjesit, pa praninë e mediave.

Lajmin e konfirmoi njëri prej eurodeputetëve për mediat gjatë rrugës që anëtarët e delegacionit po përshkruanin në këmbë, nga zyrat e BE-së, drejt Kryesisë së Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë takimet me grupet e tjera parlamentare.

Takimi është zhvilluar në ambientet e hotelit ku po qëndronin sipas asaj qe konfirmoi eurodeputeti Thomas Waitz

Të pranishëm në delegacionin me 10 eurodeputetë janë edhe dy shqiptarë, njëri prej tyre Fredi Beleri, që përfaqëson Greqinë.

Pikërisht për Belerin, u pyetën edhe eurodeputetët se pse nuk ishte me to.

''Po vjen me makinë. Ndoshta ka turp nga gjithë kjo vëmendje'', tha një nga eurodeputetët.