Goditet grupi i shpërndarësve të drogës, disa të arrestuar në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 20:49
Të paktën 5 persona janë arrestuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës.
Bëhet me dije se të arrestuarit janë të dyshuar si shpërndarës të drogave përfshi dhe ato të forta në qytetin e Korçës.
Mësohet se operacioni është në vijim pasi uniformat blu kanë identifikuar edhe persona të tjerë të implikuar, të cilët dyshohen si pjesë e këtij grupi të shpërndarësve.
Orët në vijim pritet një komunikatë zyrtare nga ana e policisë së Korçës.
