FOTO+VIDEO/ Kontaminohet Liqeni Artificial i Tiranës, Miho: Ujërat plot me baktere helmuese, tregues i ndotjes së madhe të kryeqytetit
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës prej disa ditësh janë mbuluar me një shtresë algash të gjelbra, të cilat, janë identifikuar si cianobaktere të rrezikshme dhe helmuese për speciet që jetojnë në këto ujëra.
Për të kuptuar mnë shumë mbi këtë alarm mjedisor, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar biologu dhe eksperti mjedisor Aleko Miho.
“Skandali i mbetjeve toksike është një skandal që realisht duhet hetuar. Ndërsa çështja e Liqenit të Tiranës u shfaq si arsye e klimës që u shfaq deri në fillim të tetorit.
Të shikosh një shtrezë algash në një liqen aq të vogël është diçka e pazakontë, të cilat vijnë nga ujërat e patrajtuara që derdhen në një basen aq të vogël siç është Liqeni i Tiranës, dhe kur mblidhen atëherë algat mblidhen.
Këto lulëzime janë pasojë dhe sinjale të ndotjes së madhe me lëndë ushqyese, që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë liqen.
Duhet të jemi të qartë që algat janë bimë që jetojnë në liqen dhe kur bëhet e madhe, krijon pasoja që krijon mbytje të gjallesave dhe aktualisht janë helmuese.
Po ashtu edhe lumi i Lanës dhe ai i Tiranës janë tejhet të ndodtur dhe janë pasojë e ndotjes së madhe të kryeqyteti.
Unë i kam bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që me urgjencë të largojë shkarkimet dhe grumbullimin e ujërave të zeza nga liqeni. Dhe e dimë që trajtimi i këtyre ujërave mbetet një sfidë për të gjithë pellgun e Tiranës, si një domosdoshmëri për cilësinë e jetës së njeriut dhe të gjithë botës së gjallë”, tha biologu dhe eksperti mjedisor Aleko Miho.


