Ç'PO NDODH/ Dy vajza tentojnë vet*vra*jen në Korçë dhe Burrel, njëra e mitur

Dy vajza, njëra adoleshente dhe tjetra 33-vjeçe kanë tentuar vetëvrasjen gjatë orëve të fundit.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasja J. K., 33 vjeçe, banuese në Korçë, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë.

Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli.

Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.