Ishte e parkuar në servis, vidhet automjeti në Kavajë

Një automjet “Range Rover” është vjedhur në Kavajë gjatë orëve të natës.

Makina ka qenë në një servis dhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që vjedh makinën.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin e autorit.