NË 2025 PËRFUNDON VETTINGU/ Stafi i KPK-së dhe Komisionerit Publik i kalojnë SPAK-ut dhe KLGJ-së

Për vitin e ardhshëm numri i punonjësve në administratën shtetërore do të jenë 86 314.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet dhe përfundimi i Vettingut në shkallën e parë, çka do të pasohet dhe me shkrirjen e komisionit të pavarur të kualifikimit dhe komisionerit publik.

Kompetencat për të vazhduar filtrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve do ta vazhdojë SPAK.

Ndaj qeveria parashikon që administrate e tyre të shkojë në rritjen e numrit të punonjësve për prokurorinë e posaçme ashtu edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Brenda muajit janar të dy institucionet e krijuara me reformën në drejtësi do të duhet të paraqesin në ministrinë e financave numrin dhe periudhën përkatëse kohore të punonjësve të domosdoshëm.

Në vitin 2024 pranë SPAK dhe BKH ishin angazhuar 271 persona ndërsa pas janarit pritet të kenë 322.

Nga ana tjetër KLGJ kishte në administratë 1759 persona e pritet të shkojë 1892. Sa I përket KLP shifrat mbesin njësoj. Sa I përket KPK dhe komisionerit publik numri i punonjësve shkonte në 106 persona.

Sipas raport të Komisionerit të pavarur të kualifikimit deri në muajin shtator kishin kaluar në vetting 793 njerëz të drejtësisë/ 363 gjyqtarë e prokurorisë janë konfirmuar në detyrë, 266 janë shkarkuar dhe për 113 është ndërprerë procesi ose u është pushuar kalimi në filtër.

Tre prokurorë janë pezulluar nga detyra dhe në 49 raste nuk ka pasur një vendim përfundimtar.