ARRSH: Vijon rikonstruksioni i rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se po vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa, Loti 1, me gjatësi 4.8 km. Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet në aksin që nis në dalje të Kombinatit dhe përfundon afër fshatit Pezë-Helmës.

“Pas azhornimit të projektit në terren ka filluar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, skarifikimi i asfaltit ekzistues dhe hapja e kasonetës”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Sipas ARRSH-së, “përfundimi i kësaj ndërhyrje së bashku me plotësimin e sinjalistikës vertikale-horizontale do të rrisin elementët e sigurisë dhe do të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve”.