Berisha: Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin vendit! Drejtimi Ramës, është zbrazje masive e Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa përshëndeti tubimin e përnatshëm poshtë dritares së banesës së tij ku qëndron i izoluar që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar deklaroi mbrëmjen e sotme se shqiptarët janë në këmbë, dhe duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin vendit.
Sipas tij, drejtimi Ramës, është zbrazje masive të Shqipërisë.
FJALA E BERISHËS
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, qendrestareve dhe qendrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.
Të kauzës së identitetit, të lirisë së shqiptarëve, kauzës së interesit kombëtar. Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë për përmbushjen e misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri, të ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës.
Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj!
Nesër, mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre, për të shprehur urrejtjen e pakufishme të ligjshme të njerëzve të ndershëm, të njerëzve që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre.
Të njerëzve që vidhen sa askush tjetër në Europë. Të njerëzve që shtypen dhe iu rrëmbehet vota.
Të njerëzve që përjetojnë diktaturën, autokracinë të Edi Ramës të bazuar në bashkpunim të ngushtë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin Shqipërisë dhe kombit tonë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i zbrazjes masive të Shqipërisë.
Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i ndërtimit të parajsës përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga Edi Rama, familja e tij, organizata kriminale që quhet qeveri, Skrapi i partisë dhe organe të tjera të narkoshtetit.
Revolta nesër është revoltë për t’i dhënë mësimin historik këtyre narkoqeveritarëve që vjedhin më shumë se sa kanë vjedhur në kohërat qeveritare të këtij vendi, më shumë se çdo qeveri tjetër në Europë, që me hanxharët e krimit, të drogës ka bllokuar rotacionin e pushtetit.
Miq, beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores!
Është përpjekja e madhe e demokrateve dhe demokratëve ëpr t’i përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij, se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirivë, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë.
Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron ndën ligjin e Kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama.
Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit.
Të dashur miq, çdo ditë, çdo demokrate e demokrat duhet të bëjë gjithçka për t’i nxirë jetën këtij regjimi të pashpirt, për t’i marrë frymën, për t’i shkurtuar ditët, për të ecur të sigurt drejt fitores.
Çdo ditë, Edi Rama, organizata e tij kriminale bëhen më anti-shqiptare, bëhen më çnjerëzore, bëhen më kriminale. Ndaj dhe, ne çdo ditë duhet të jemi në sulm, në sulm, në sulm kundër tyre.


