E RËNDË në Beograd/ Plagosi bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 62-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Beograd, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur nënë e bir.

Siç raportohet, një burrë ka qëlluar dhe plagosur me armë gruan e tij dhe djalin. Konkretish 62-vjeçari ka qëlluar mbi gruan e tij 49-vjeçe dhe të birin 22, brenda shtëpisë së tyre.

Gjithashtu policia menjëherë ka arrestuar 62-vjeçarin, ndërsa nënë e bir janë dërguar në në spital për trajtim mjekësor. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë, ndërsa autoritetet serbe të sigurisë thanë se po hetojnë rastin.