Von der Leyen i shkon në zyrë Osmanit: Duam ta shohim Kosovën si partneren tonë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Presidencë për takimin e saj me presidenten Vjosa Osmani.

Ky është takimi i parë në Prishtinë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor ndërsa më pas do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit Osmani dhe Von der Leyen mbajtën edhe një konferencë për media. 

Von der Leyen i shkon në zyrë Osmanit: Duam ta shohim Kosovën si

“Me rëndësi ta shohim Kosovën si partnere tonën dhe të bëjmë të mundur rrugëtimin drejt BE. Ky është projekti jonë i përbashkët.

Marrëveshja e Ohrit është qenësore. Të gjithë jemi të përkushtuar për zbatimin e saj. Shenjë e mirë që arrijmë të kemi parafinancimin para përfundimit të këtij ligji, dhe kjo tregon se do të ecim hap pas hapi. Me rëndësi të hapim tregun e përbashkët për kompanitë e Kosovës, se është dobi për tregun e BE dhe për ekonominë e Kosovës.”, u shpreh Von der Leyen pas takimit me Osmanin.