Raporti i progresit për Kosovën, Isufi: Serbia nuk ka synim të afrohet drejt BE-së, por të mbetet aleat i fuqishëm i Rusisë
I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte gazetari Venhar Isufi, për të folur për raportin e progresit për Kosovën.
"Kësaj rradhe, raporti i përpiluar nga Komisioni Europian që ka të bëj me progresin e vendeve që synojnë për integrim në BE. Tashmë për Serbinë e shohim që brenda këtij raporti është një raport që nuk jemi mësuar ta shohim, pasi ka pika të shumta që kritikohet Serbia, duke nisur nga sulmi i 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Afrim Bonjaku, gjithashtu afërsia me Rusinë, ne shohim që në samitin e "BRICS" pamë që 4 ministrat e kabinetit të presidentit të Vuçiç ishin pjesë. Gjithashtu Serbia nuk është duke vepruar drejt në normalizimin e mardhënieve me Kosovën gjithësisht në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër dhe aneksin e dokumentit i cili parasheh planin Franko-Gjerman dhe ka kritika të shumta dhe ndaj ministrave dhe kabinetit të tij i cili ka afërsi edhe me Kinën. Shohim që ka kritika të mëdha ndaj Serbisë, e cila nuk ka asnjë synim që të afrohet drejt BE, por synimet e saj i ka akoma që të mbetet aleat i fuqishëm i Rusisë", u shpreh Isufi.