E rëndë në Malin e Zi! Motër e vëlla gjenden të vra*rë në banesën e tyre, autori në arrati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2024, 13:33
Milanka dhe Jovan Madgalj rreth moshës 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.
Sipas mediave vendasi autori është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe se është i armatosur. Të gjitha njësitë policore janë vënë në dispozicion për kapjen e autorit.
Ende nuk dihen arsyet apo shkaqet që çuan në këtë vrasje, ku policia thotë se janë duke hetuar.
Vendasve u është bërë thirrje që të kenë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në shtëpi derisa të bëhet e mundur kapja e autorit.
