Festa greke e JO-së/ Mitsotakis : Kujtojmë ata që 84 vjet më parë sakrifikuan jetën që ne sot të jemi të lire
Greqia kremtoi me paradë gjigante ushtarake në Selanik festën kombëtare të njohur si Dita e JO-së.
Në 84-vjetorin e zmbrapsjes së Italisë fashiste, ushtria greke, mbushi sheshin në Selanik, ku parakaluan edhe mjetet të rënda ushtarake, ndërsa në qiell fluturuan edhe avionë e helikopterë.
Parada u hap nga divizionet civile dhe u pasua nga ato ushtarake, motorike dhe këmbësore.
Po ashtu, nuk munguan edhe anijet ushtarake. Në paradë fluturuan edhe avionët luftarakë “Rafale”, të cilat Greqia i ka blerë nga Franca.
Ndërsa ky flamur gjigant grek u ngrit në qiellin në qytetit të Heraklion, Kretë, për të përkujtuar këtë ditë.
Ndërsa vëmendjen e medias e tërhoqi ky ushtar i Gardës Presidenciale, pjesëmarrës në paradën ushtarake, i cili shpërtheu në lot.
Ndërsa kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ishte në Peristeri mori pjesë në paradën e studentëve dhe dërgoi një mesazh për përvjetorin kombëtar
“Është gjithmonë një ditë nderi dhe reflektimi. Kujtojmë ata që 84 vjet më parë sakrifikuan jetën e tyre që ne sot të jemi të lire”
28 tetori njihet nga populli grek si “dita e JO-së”, pasi kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas refuzoi ultimanimin e Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës.
Festa kombëtare e Greqisë festohet edhe në zonat minoraritare të vendit tonë.
Në vitin 2018, ekstremisti grek gjatë festimeve në Bularat hapi zjarr ndaj policisë shqiptare dhe u vetëvra pas përplasjes me armë me forcat speciale, sipas dosjes hetimore për mbylljen e çështjes.
