Hysenaj: Eksperimentimi më drogën nis qysh 12-13 vjeç, më të prekurit, ata më pak të informuarit

Orges Hysenaj nga “Teen Challenge Albania” përmes një interviste në Ora News tha se Po shohim një tënd në rritje të individëve që po kërkojnë ndihmë sidomos në raport me drogën.

Hysenaj: Po shohim një tënd në rritje të individëve që po kërkojnë ndihmë. Më të prekurit dhe më të vështirët që duhen trajtuar janë adoleshentët. Shohim individë që për shkak të protokolleve që kemi në qendër, problemet kanë nisur qysh në 12-13 vjeç.

Aty ata kanë nisur eksperimentim me drogëra, që i kanë bërë një dëm të madh sidomos në moshën adoleshente. Përdorimi i drogës dhe i lojërave të fatit nuk kanë klasë sociale, por më të prekurit janë ata që janë më pak të informuar.