Elbasani i 'mbyll derën' klasikes së Shqipërisë/ Elton Guranjaku: Tirana na ka borxhe, nuk luan në Elbasan
Situatë qesharake deri në absurditet me klubin më të titulluar në vend, Tiranën.
Klasikja mes kryeqytetasve dhe shkodranëve nuk do te luhet ne Elbasan Arena.
Per Ora News Elton Guranjaku tregon se Tirana ka shume borxhe per te paguar ndaj Elbasanit.
Mungesa e një stadiumi ka bërë që bardheblutë sa herë janë pritës, të kërkojnë një fushë të lirë.
Pak dite me pare u vendos te luhej ne Elbasan por mesa duket i është mbyllur dera edhe këtë herë.
Departamenti i Sportit në Ora News ka kontaktuar me drejtorin e Elbasanit Elton Guranjakun ku eshte shprehur se Tirana i ka borxhet për të larë që në verë në ndeshjet e kupës së europës të cilat jane luajtur në atë arenë.
I kemi kërkuar të shlyente borxhet dhe të bënte një parapagim për ndeshjen që do të luhet me Vllaznisë por kjo nuk është pranuar nga Tirana, kështu u shpreh drejtori sportiv i Elbasanit.

Mesa duket mungesa e financave tek Tirana është kaq e theksuar, dhe kjo gjë çon në shëtitjen e ekipit sa në një vend në një tjetër.
Në këto kushte, FSHF i ka sugjeruar Tiranës stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë.
Mirëpo, edhe në këtë të fundit tapeti është i rënduar.
Varianti më ideal për të dyja klubet për momentin është që ndeshja të luhet në Shkodër, duke pasur një shkëmbim në kalendar për fazën e tretë.
Gjithçka është në dorë të Vllaznisë nëse pranon, por burime të gazetës tregojnë se drejtuesit shkodranë janë kundër kësaj ideje.
Gjithsesi, në orët në vijim do të merret një vendim nëse Tirana-Vllaznia do të luhet në Lushnjë apo në Shkodër me bardheblutë pritës.
