Balotelli thotë fjalët e para si lojtar i Genoas: Do ta shihni nëse e kam ‘zjarrin’ brenda vetes

Dita e parë e Mario Balotellit në Genoa filloi herët, pasi mbërriti në qytet të dielën në mbrëmje, duke qëndruar në një hotel.

Mëngjesin e sotëm lojtari u shoqërua nga përfaqësues të klubit për vizitat mjekësore.

Në fund, programi parashikon firmën e sulmuesit të ri kuqeblu në kontratë, e cila do ta lidhë me Genoa deri më 30 qershor 2025.

Gilardino zhvilloi një seancë stërvitore këtë të hënë për skuadrën, e cila u kthye nga Roma mbrëmë.

Megjithatë, “SuperMario” do të ketë një takim fillestar me trajnerin dhe më pas do të stërvitet vetëm me stafin teknik kuqeblu.

Nga nesër në mëngjes, ai do t’iu bashkohet zyrtarisht bashkëlojtarëve të rinj, në funksion të ndeshjes së të enjtes kundër Fiorentinës.

Aktivizimi i Balotellit që në fillim duket i vështirë, por ka shumë gjasa që të thirret.

Shumë do të varet nga rezultati i testeve atletike të planifikuara për sulmuesin, i cili do të ketë ende nevojë për punë shtesë, që të arrijë ritmin e shokëve të rinj të skuadrës.

“Sinqerisht, nuk dua të flas, por të luaj. Shpresoj që së shpejti të jem gati”, tha për mediat sulmuesi italian.

“Po sikur të kem zjarr brenda vetes? Do ta shihni!”.