Përgatitësi atletik i Realit vihet nën akuzë për disfatën e thellë në ‘El Clasico’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 14:42
Humbja e thellë përballë Barcelonës nuk mund të kalonte pa zhurmë në Madrid.
Sipas shtypit spanjoll krerët e lartë të skuadrës kanë drejtuar gishtin nga përgatitësi atletik i ekipit, i cili është njëkohësisht edhe njeriu i besuar i Karlo Ançelotit.
Bëhet fjalë për Pintus, i cili shikohet si përgjegjësi kryesor për kolapsin fizik të skuadrës madrilene në pjesën e dytë përballë Barcelonës.
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se ky sulm karshi Pintus nuk është rastësor pasi interpretohet edhe si një sulm ndaj Karlo Ançelotit, i cili ka humbur besimin e Florentino Perez.
