Shkëlqeu në fitoren e Napolit, Amir Rrahmani përzgjidhet në formacionin e javës në Serie A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 12:09
Amir Rrahmani dhe Napoli kanë vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.
Të udhëhequr nga Antonio Conte, Napoli ka mposhtur Leccen me rezultatin minimal 1-0, për të vazhduar kryesimin të vetëm në Serie A.
Një nga më të mirët në këtë sfidë ka qenë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Prishtinasi shkëlqeu në qendër të mbrojtjes së Napolit.
Ai u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore dhe ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A.
Përveç Rrahmani në mbrojtje janë edhe Di Lorenzo i Napolit, Mario Kempf i Comos dhe Nuno Tavares i Lazios.
Në mesfushë janë Piotr Zielinski, De Ketelaere, Ademola Lookman, Eduardo Bove dhe Kyriakopoulos, ndërsa në sulm i vetëm është Mario Retegui.
