Aktivisti Marku nga SHBA: Rama na kërkoi votën, shumë tallje për ne, na revoltoi direkt!

Përmes një interviste në Ora News, Klodian Marku aktivist, tha se u kërkua që të kishin një bisedë me Ramën, dhe se vota e emigrantëve është një tallje.

Marku: Ne ishim brenda sallës. Ndodhi ajo që pamë të gjithë. Kërkuam dhe aplikuam që të bëjmë një takim me Ramën brenda dhe shikuam që në fillim na u tha diçka që na revoltoi direkt. Ai na tha se kërkon votën tonë dhe na bëri habi, sepse vota nuk është mundësuar akoma.

Po bëhet një tallje e madhe me ne dhe na vjen keq për këtë tallje dhe ata që bëhen pjesë. Ka pasur pyetje, por që në moment që dikush është lider dhe i cili vjen dhe bën një takim me emigrantët në SHBA, e fillon me fjalën se kërkoj votën, është shumë tallje për ne!