“PD e rrëmbyen komunistët”, Rama me shqiptarët në New York: Shkodra, shembulli i punës tonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me shqiptarët në SHBA u shpreh se Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, Shqipëria është e ndarë mes, e para, punëtoresh dhe dembelësh. 

Rama: PD e rrëmbyen komunistët. Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, Shqipëria është e ndarë mes, e para, punëtoresh dhe dembelësh, e dyta, patriotësh dhe nacionalistësh, që i referohen flamurit për t’u fshehur pas tij. Njëherë na e dhanë mundësinë, shikoni Shkodrën si po ndryshon. Ne jemi dhe antikomunistë dhe antifashistë, se për ne ka një emërues të përbashkët që është Shqipëria dhe për Shqipërinë ka një virtyt të përbashkët, që është puna.