Berisha fton qytetarët në protestë nesër në ora 11:00 te Ura e Dajlanit: Duan të helmojnë Durrësin, rikthehen kontejnerët e helmit

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për një protestë të organizuar nesër në Durrës, te Ura e Dajlanit, duke njoftuar se po kthehen kontejnerët me substanca helmues që janë refuzuar nga vende të tjera si Turqia dhe Italia.

Ai i fton qytetarët e Durrësit, Kavajës dhe demokratët kudo që janë të dalin në protestë për të kundërshtuar këtë situatë, duke theksuar se është koha për të mbrojtur qytetin dhe për të shpëtuar komunitetin nga rreziku i helmimit.

"Të dashur miq, nesër në ora 11, thirrja ime për mbarë qytetarët e Durrësit, Kavajës, mbarë demokratët kudo që janë, në ora 11, te Ura e Dajlanit sepse kthehet në Durrës kontejnerët e helmit. Kthehen në Durrës nga Tajlanda, Singapori e ku shkuan, kontejnerët plot helme. Ia refuzoi Turqia, ia refuzoi Italia, ia refuzoi çdo vend. Do të helmojë Durrësin, të gjithë në Durrës, të gjithë në betejë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.