Rama shqiptarëve në New York: Dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE!

Pas përqafimeve në atmosferë festive me shqiptarët e Amerikës që mbanin në duart flamuj kuqe e zi e plisa në kokë, kryeministri Edi Rama u tregua i drejtpërdrejtë pse i thirri në takim

U tregoi për të shkuarën e afërt dhe zhvillimet e fundit, ndërsa I ftoi ti bashkohen qëllimit për ta çuar flamurin e Skënderbeut në Bruksel.

Fjalën e përgatitur e fokusoi tek  rezultatet e reformës në drejtësi, teme që mbizotëroi edhe kur formati takimit në Nju Jork ndryshoi në një bashkëbisedim ndryshe nga ata në Greqi e Itali.

Në një kohë kur liderët e opozitës, Sali Berisha e Ilir Meta janë në qeli, kryeministri Rama I përcolli mesazhet pa ua përmendur emrat. 

E kur vjen fjala tek Reforma në drejtësi nuk tregoi modesti, theksoi meritat e PS dhe shtysën e SHBA.

Rama tha se në 11 vite Shqipëria ka rilindur, por ende ka ferra siç u shpreh ai. Një i pranishëm e thirri në debatin e vjetër për anti komunistët e parë dhe partitë politike.

Bijve të Shqipërisë në Amerikë, siç shkruante Noli u premtoi përfaqësues në Kuvend dhe i ftoi të rikthehen të investojnë në tokat e paraardhësve. Theksoi planet për linjë direkte ajrore.

Pas falenderoi miqtë që çuan në hapjen e NBA, kryeministri zbuloi projektin për një akademi në Durrës për sportin e famshëm në Amerikë.

Rama: Kjo është një ditë shumë  posaçme për mua, që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar përtej oqeanit, as si qytetar me të drejtë vote  në Shqipëri, por tanimë edhe si votues për mundësinë e marrjes pjesë në zgjedhje nga këtu, në Amerikë. Ky është një premtim I mbajturat, dhe jam sot, bashkë me disa kolegë të mi , për tju thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030, anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemali në Bruksel.