Rritja me 20 lekë e çmimit të bukës, Teliti: Zhvlerëson indeksimin e pensioneve. Shtresat me të ardhura të ulëta zhyten më tepër në varfëri

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon rritjen e pritshme me 200 lekë (të vjetra) të çmimit të bukës që prej 1 nëntorit, pasi qeveria dhe ERE kanë vendosur fasha me çmimet e reja të rritura të energjisë për furrat e bukës.

Sipas Telitit, rritja e çmimit të energjisë neutralizon indeksimin e pensioneve, dhe zhyt gjithnjë e më shumë në varfëri shtresat me të ardhura të ulëta.

Teliti: BËHUNI GATI: RRITET CMIMI I BUKËS QË NGA 1 NËNTORI! KAQ E PAT EDHE INDEKSIMI PENSIONEVE!

Fakt: Pak ditë na ndajnë nga fillimi i muajit nëntor, ku cdokush, pavarësisht të ardhurave të veta, fatkeqësisht do përballet me rritjen e cmimit të bukës me rreth 200 lekë të vjetra.

Ti themi “faleminderit” Qeverisë dhe ERE-s që kanë vendosur fashat e reja të cmimeve të rritura të energjisë për furrat e bukës. Kjo kosto shtesë do të shkarkohet totalisht te cmimi i bukës, duke filluar që nga buka masive që konsumojnë shtresat me të ardhura të ulta, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe ato me persona me aftësi të kufizuara.

Kaq e pat edhe indeksimi pensioneve. Me një dorë e dha qeveria indeksimin e me dorën tjetër e mori.

Kjo pra është “dora e ngrohtë” e qeverisë, dora që të zhyt gjithnjë e më shumë në vorbullën e varfërisë!

Ndaj ngrihuni e reagoni #29tetor, #osotokurrë