Kur do hapet linja New York-Shqipëri? Rama: Aeroporti ka nisur bisedimet me një kompani amerikane për t’i filluar fluturimet direkte

I pyetur nga emigrantët shqiptarë në Amerikë, se kur do të hapet linja Nju Jork-Tiranë, Rama tha se aeroporti ka nisur negociatat me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte.

“Ju e dini se Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtar me rritjen më të madhe në Europë dhe aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte Nju Jork-Tiranë. Nuk e di kur do të përfundojë kjo negociatë”, tha Rama.