Në 6 muaj u dhanë 12,684 bonuse për bebet/ 5,274 nëna lindën për herë parë, 66 binjakë dhe 3 trinjakë

Janë 12 mijë e 684 foshnja që kanë lindur në 6 muajt e parë të vitit. Kjo është edhe shifra e bonuseve lindjes të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave 5 mije e 274 nëna janë bërë prindër për herë të parë, e në total për to janë shpërndarë 211 milionë e 40 mije lekëve.

Ndërkohë më pak familje janë bërë me dy fëmijë gjatë kësaj periudhe, me 4.664 bonuse të dhëna në 6 muajt e parë të vitit, me një vlerë prej 373 milionë e 120 mijë lekë.

Edhe më pak janë familjet që kanë sjellë në fëmijën e tretë, me vetëm 2 mijë e 89 bonuse, me një vlerë totale prej 250 milionë e 680 mijë lekëve.

Vetëm 466 foshnja kanë ardhur në jetë si fëmija i katërt, me 55 milionë e 920 mijë të shpërndara për ta.

Ndërsa numri i familjeve që gjatë kësaj periudhe janë bërë me fëmijën e 5-të nuk arrin as 1% të lindjeve, me vetëm 95 bonuse të dhëna me një vlerë 11 milionë lekë.

Në 6 muajt e parë të vitit, nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, janë shpërndarë bonuse edhe për 66 raste lindjesh si binjakë dhe 3 të tilla për trinjakë.

Bonusi i lindjes shpërndahet prej vitit 2019, si ndihmë financiare për prindërit me foshnja të porsalindura, ndihmë kjo e cila kap vlerën e 40 mijë lekëve për foshnjën e parë, 80 mijë lekëve për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë, e më shumë.

Në 6 muaj u dhanë 12,684 bonuse për bebet/ 5,274 nëna