DEL MASHTRIMI/ Bashkia Mat nuk e merr në dorëzim landfillin, sekretarja e Ministrisë së Mjedisit firmos se ky investim është marrë në dorëzim

Televizioni “Ora News” ka publikuar pamjet nga vend-depozitimi i mbetjeve të Bashkisë së Matit, një investim 400 milion lekë nga Buxheti i Shtetit, i cili ka degraduar ende pa u marrë në dorëzim nga Bashkia.

Punimet e landfillit janë kryer nga “Alba Konstruksion” Sh.p.k, pas kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në dt. 25. 06. 2021.

Televizioni “Ora News” iu drejtua këtij institucioni me një kërkesë për informacion ku u parashtruan pyetjet:

A ka përfunduar ky investim?

A është bërë dorëzimi në Bashkinë e Matit?

Sa ka qenë vlera e këtij investimi?

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk i ka kthyer përgjigje pyetjeve të lartpërmendura dhe është dashur ndërhyrja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit që ky institucion të na japë një përgjigje gjysmake, ku na bën me dije se ky investim është marrë në dorëzim nga Bashkia Mat.

Në datë 10.7.2024, Sekretarja e Përgjithshme e këtij institucioni Ledina BEQIRAJ AGALLIU është shprehur se:

“Projekti, i cili ka përfunduar plotësisht, është vënë në dispozicion të Bashkisë Mat, në cilësinë e përfituesit’.

DEL MASHTRIMI/ Bashkia Mat nuk e merr në dorëzim landfillin,

Dy muaj pas kësaj përgjigjeje televizioni “Ora News” e ka pyetur përsëri Bashkinë Mat nëse e kanë marrë në dorëzim vend-depozitimin e mbetjeve.

Ky institucion nxjerr zbuluar Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe na njofton se landfilli ende nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia e Matit, situata është e njëjtë siç jemi njoftuar 4 muaj më herët nga kjo Bashki.

Këto janë shkresat nga 2 institucionet e lartpërmendura:

DEL MASHTRIMI/ Bashkia Mat nuk e merr në dorëzim landfillin,

E para është shkresa e firmosur dhe vulosur nga Sekretarja  e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Ledina BEQIRAJ AGALLIU, ku citohet se  vend-depozitimi i mbetjeve është marrë në dorëzim , ndërsa kjo është përgjigjja e Bashkisë Mat se ky investim nuk është marrë ende në dorëzim.

Teksa institucionet ia pasojnë topin njëri-tjetrit një investim  400 milionë lekë po degradohet ende pa u marrë në dorëzim.