Bonus-Malus/ Hysa: Ka pasur disa përpjeke për ta futur në vend, projekti ka nevojë për sqarime

Në “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News, Erald Hysa, Ekspert i Industrisë së Sigurimeve tha se praktika bonus-malus është futur në vendin tonë.

Hysa: Në parim në teori, në eksperiencat e rajonit është diçka pozitive, e kemi pritur dhe e kemi kërkuar që të hynte. Kanë qenë disa përpjekje qysh në 1992, por në vitin 2005 është përgatitur e para, u reklamua që do të hynte në vitin 1 prill me klasat e ngjashme të sistemit italian. Pas ligjit të vitit 2021 u përmend që do të të ketë bonus malus dhe erdhi mbi këtë rregullore.

Kjo rregullore ka nevojë për sqarime reale dhe ka ndryshime nga viti 2019. Projekti i atij vitit ishte i stilit italian dhe ky është një stil miks. Futen edhe 7 faktorë për llogaritjen e primit. Ideja është se ka nevojë për sqarime sepse 1 janari erdhi dhe tregu duhet sqaruar akoma.