I mbylli brenda dhe i vuri flakën banesës, del sot para gjykatës 42 vjeçari që tentoi të digjte prindërit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2024, 11:25
Del të shtunën para gjykatës Altjon Sulejmani, 42 vjeçari që tentoi të digjte prindërit duke i vënë flakën shtëpisë.
Ai akuzohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit dhe më pas është larguar.
Dyshohet se 42 vjeçari ka ushtruar më parë edhe dhunë ndaj tyre. Ai akuzohet për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
