SPAK përballë krimit të politikës/ Koka: A bëri policia veprim të qëllimshëm për ta ç'orientuar opinionin publik? Po ikim nga thelbi, nuk u morëm me...

Sot, në emisionin "Drejt" në "Ora News", tema do të fokusohet tek problemet që shpërfaqin zhvillimet e fundit dhe që kanë të bëjnë jo vetëm me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta por me të gjithë veprimin ligjor të SPAK-ut në rrjedhen e të cilit ka rënë edhe një ish-deputet socialist, për të cilin nuk po flitet më. Natyrshëm është logjike të lind pyetja: Përse? Kur problemet, akuzat në të cilat akuzohet ish-deputeti i mazhorancës janë shumë më të rënda dhe me afekte dhe ndikim më të madh mbi jetën e vendit natyrisht dhe mbi jetën e institucioneve politike që dalin nga zgjedhjet, të cilat vazhdojnë të ngelen problem i madh i shoqërisë shqiptare që prej vendosjes së pluralizmit në këtë vend.

Për të diskutuar për raportet e krimit me politikën, ndërveprimin, bashkëveprim e në këtë fokus edhe me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, i ftuar në studio ishte gazetari, Spartak Koka.

"Unë kam një pikëpamje tjetër. Kur shikon pamjet e arrestimit të zotit Meta kujtohet ngjarja e Enver Stafukës, 15 shkurt 2015, ku grupet kriminale në Fushë Krujë me uniformë policie, e morën dhe të njëjtin kundërshtim bëri dhe ai sepse nuk e dinte se me kë po përballej. Të kujton arrestimit e Ardian Fullanit. Ju kujtohet ju më 2 dhjetor 2015 është arrestuar tek Zogu i Zi, prokurori i Krujës, Haxhi Giu. Është arrestuar me makinë policie të loguar, punonjës policie pa maska dhe u ngrit e gjithë trupa e prokurorëve dhe tha: "Mënyra sesi ju po e trajtoni prokurorin pavarësisht akuzave është jo dinjitoe. Tani pyetja ime është: A bëri policia veprim të qëllimshëm për ta diskridituar zotin Meta dhe për ta ç'orientuar opinionin publik dhe për tu marrë me këtë gjë. Ne po ikim nga thelbi. Me këtë arrestim mafioz, në mënyrën sesi është ndërtuar, ne nuk u morëm më akuzat në këto 5 ditë por me mënyrën e arrestimit", tha Koka.