Maho: Balilaj, drogaxhiu i Sarandës u prit nga drejtori i Policisë, kurse Meta u degjenerua publikisht

Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Balilaj u prit nga drejtori i policisë ndërsa ish presidenti Meta u degjenerua publikisht

Maho: Problemi i këtij vendi është se ai Balilaj, ai drogaxhiu i Sarandës shkoi edhe u prit nga drejtori i policisë.

E mbani mend rastin që shkoi Ardi Veliu dhe negocioi me atë dhe ishin gati ti mbanin peshqirin e freskut.

Kurse ai njeriu, ca nuk e duan, ca e duan ka drejtuar disa institucione të larta të këtij vendi.

Dhe pse duhet ti ta degjenerosh ashtu publikisht.

Ti kishe 155 vende për ta ndaluar atë.

Shkove edhe e ndalove tek rrethrrotullimi i doganës në pikën e trafikut.