Bregu: Në Shqipëri burimet e informacionit i menaxhon pushteti dhe SPAK-u është bërë një qendër e rëndësishme e pushteti

Gazetari, Zylyftar Bregu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri ku burimet e informacionet i menaxhon pushteti, edhe axhendën e vendos pushteti.

Bregu: Në një situatë si Shqipëria kur burimet e informacionit i menaxhon pushteti, axhendën e vendos ai që ka rubinetin e informacionit, pushteti.

Në rastin konkret SPAK-u është bërë një qendër e rëndësishme pushteti dhe ajo hap rubinetin e informacionit për aq informacion sa ajo do të publikojë.

Ka disa dallime midis arrestimit të Çyrbjas dhe arrestimit të ish-presidentit Meta.

Pamjet e Metës u shpërndanë menjëherë dhe unë mendoj se i ka shpërndarë policia.

Jo i ka shpërndarë zyrtarisht, por janë pamje të policisë", tha Bregu.