Rrumbullaku: Mosdeklarimi i pagave po zbehet, por ka akoma kompani që nuk janë të rregullta
Përmes një interviste në Ora News, ekonomisti Olti Rrumbullaku tha se mos deklarimi i pagave është zbehur si praktikë pasi edhe vetë punonjësit janë të ndërgjegjësuar pasi ka të bëjë me pensionet.
Rrumbullaku: Pozitive është sistemi i fiskalizimit dhe për t’i kaluar faturat online dhe kjo ka qenë në vitet 2018-2019 dhe nëse situata të tilla kur shitjet dhe blerjen nuk deklarohen gjithmonë, një nga elementët që mbetet gjithmonë i diskutueshëm është informaliteti i punës. Kishte punonjës që nuk deklaroheshin fare, por është zbehur si praktikë pasi edhe vetë punonjësit janë të ndërgjegjësuar pasi ka të bëjë me pensionet.
Po shkojnë drejt formalizimit të pagave. Në sistemin tatimor ka gjëra të çuditshme ku ka deklarime të rregullat, dhe jo të rregullta, kur sheh se janë dy kompani të njëjta në dukje, por me disproporcione të dukshme.