Rritet kreditimi, BSH: Situata pozitive, më shumë hua për banesa e konsum

Bankat e nivelit të dytë kanë raportuar ecuri positive edhe në tre muajt që lamë pas.

Kreditimi për individët ka shënuar sërish rritje të ndjeshme për blerje të apartamenteve e po ashtu edhe për huatë konsumatore.

Gjithësesi disi më të shtrënguara kanë qenë për kontratat me biznese

Nga muaji korrik e deri në shtator Banka e Shqipërisë raporton rritje te kerkeses per financim nga individet për blerje banese dhe konsum.

Madje konstatohet se institucionet financiare të nivelit të dytë kanë dhënë më shumë hua krahasuar me periudhat e mëparshme.

Historiku me borxhet e mëparshme dhe të ardhurat nga punësimi janë faktorët që kanë ndikuar në situatën pozitive.

Nga ana tjetër kërkesat e bizneseve për kredi ka ardhur në rritje.

Nevoja e kompanive per investime per te mbuluar shpenzimet e tyre te perditshme solli nevojen per hua gjate kesa periudhe.

Por ndryshe nga individët ka pasur më shume kërkesa të refuzuara në këtë fushë.

Shkak per kete jane bere politikat e bankave per kolateralin dhe gjendjen financiare te kompanive.

Megjithatë në raport thuhet se pritjet janë që edhe në të ardhmen të ketë rritje të kërkesave në të gjithë sektorët

Gjithashtu Bankat vendosen me shume kufizime dhe kushte ne kontratat e kredive që lëshojne për bizneset.