SPAK përballë politikës/ Andoni: Koha që PD dhe PL të vazhdojnë pa Berishën e Metën
Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora Neës u shpreh se është koha që PD dhe PL të vazhdojnë pa Berishën e Metën.
Andoni: Përsa i përket momentit të arrestit, ka lënë shumë për të dëshiruar.
Për të mos thënë ka qenë një shfaqje shumë e shëmtuar.
E para për mënyrën se si institucioni i policisë së shtetit përballet me figurën e një ish presidenti, ish kryeministri, kryetar partie.
Pamje të cilat ne nuk do uronim të ishim për askënd.
Është tepruar pak me krahasimet që janë bërë në kohët e fundit por edhe në krahasimet më të këqija ka pasur diçka që qëndronte.
Sepse edhe me kriminelët më të kqëinj këtu tek ne nuk është vepruar me këtë lloj ashpërsie.
Ka ardhur koha që ai dhe invididë të tjerë të përgjigjen realisht.
Në këtë moment opozita duket sikur është e goditur sepse ka dy kryetarët, njëri është në burg dhe tjetri është në arrest shtëpie.
Por ka qenë moment më I mirë se nëse këto parti do kuptonin realisht funksionimin e demokracisë më besoni se do dilnin shum më të forta.
