Dosja "Partizani", shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për Berishën dhe Malltezin, kur do të mbahet

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Seanca e radhës do të zhvillohet më 25 nëntor, në orën 12:00.

Në seancën e radhës ti janë skenarët  e mundshëm të vendimmarrjes nga gjyqtarja Flojera Davidhi: dosja mund të kalojë për gjykim, mund t’i kthehet prokurorisë për hetime të mëtejshme nëse akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave nuk është e bazuar në prova ose çështja mund të pushohet.

Nëse kjo ndodh, atëherë Sali Berisha, Jamarër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja si dhe noterja Andia Pustina do të zhvisheshin nga akuzat që rëndojnë mbi ta.

Publikisht  Berisha ka pranuar se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, por atë në themel, në mënyrë që ta pajisë gjykatën e  posaçme me provat dhe dëshmitarët, që do t’i sjellë mbrojtja.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor të dhëndrit të tij, që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.

Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv.

Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina.

Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’.

– Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’ .