Muzhaqi: Nis projekti për pjesëmarrjen e të rinjve në demokracinë digjitale

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije projektin më të ri digjital, që kërkon pjesëmarrjen aktive të të rinjve në ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas saj, projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në Demokracinë Digjitale: Nga Aftësitë Digjitale tek të Drejtat Digjitale” aftëson të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre në botën digjitale dhe të marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e një Shqipërie më demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Të rinjtë mund të mësojnë aftësi praktike për të naviguar dhe ndikuar në hapësirat digjitale, njihen me të drejtat digjitale, bëhen pjesë e një komuniteti rinor që ka një qëllim të përbashkët, të ndikojë në vendimmarrjen digjitale dhe të forcojë demokracinë.

Projekti sjell bashkë të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Spanja dhe financohet nga Erasmus+, duke u zbatuar në Shqipëri nga SCiDEV dhe EYDR, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe BE-së.