Pësoi arrest kardiak duke drejtuar biçikletën në Fier, ndërron jetë 57-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 15:45
Një 57-vjeçar ka pësuar arrest ardiak duke drejtuar biçikletën, e për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00, në lagjen “Sheq i vogël”, shtetasi 57 vjeç, duke drejtuar biçikletën, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
