Aksident i rëndë në Korçë! U përplas nga makina, këmbësori ndërron jetë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 11:47
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë paraditen e sotme, në unazën e qytetit.
Sipas informacioneve, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Nga plagët e marra qytetari nga Korça raportohet se ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë me drejtuesin e automjetit policia po kryen të gjitha veprimet procedurale.
Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.
