VIDEO/ Pas Hysni Burgajt, në SPAK thirret Agron Kuliçaj për demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 10:04
Ish-drejtuesi i Lartë në Policinë e Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur në orët e para të kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme SPAK..
Ashtu si ish-kreu i Policisë Hysni Burgaj një ditë më parë, edhe Kuliçaj mësohet se është thirrur për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimin e demonstratës së dhunshme të organizuar nga Partia Socialiste në 21 janar të vitit 2011, demonstratë që shënoi vrasjen e katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
