Zbulohet një magazinë me lëndë narkotike në Korçë, arrestohen disa persona, dyshohet se...

Një magazinë me lëndë narkotike është zbuluar në Korçë. Gjithashtu janë arrestuar edhe disa persona. Ndërkohë dyshohet se droga është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për tu tharë, e më pas për tu tregtuar.

Zbulohet nga policia një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur për tu shitur. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop. Mësohet se janë arrestuar 5-6 persona. Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për tu tharë, e më pas për tu tregtuar. Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.