Ligj me porosi? Kryemadhi sqaron detajet nga dosja e SPAK: Ligji është bërë për unifikimin e rregullave mbi minatorët!
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet pas shtyrjes së seancës për Ilir Metën, bëri me dije se iu është lënë 3 orë kohë për të parë provat, në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj tyre.
Jashtë ambienteve të SPAK, Kryemadhi hodhi akuza ndaj tre prokurorëve të çështjes dhe gjyqtarit, që sipas saj, po i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.
Monika Kryemadhi: Sapo pashë tre muskutierët e drejtësisë së Ramës, Arben Krajën, Sotir Kllapin dhe Altin Dumanin dhe gjyqtarin Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi, pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Arben Kraja i cili tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, kur ju jeni dëshmitarë që Ilir Meta u rrëmbye nga një grup banditësh.
Na lanë vetëm tre orë për të parë të gjitha provat, ndoshta gjyqtari e di që s’ka asnjë provë dhe tre orë do të jenë shumë pak. Prokuroria dhe Gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor. Dua të theksoj që kjo godina këtu mbrapa është departamenti i marrëdhënieve të publikut dhe mashtrimit të Edi Ramës.
Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe gjithë grupit të strukturuar kriminal, që nga inceneratori i Tiranës, 5D, që nga koncensionet të cilat vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve shqiptarë ne sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga të zeza.
E pyetur a ishte i qetë Ilir Meta në sallë, Kryemadhi nuk pranoi të jepte detaje, por tha se të dy ndodheshin në një sallë dhe këtë veprim e quajti provokim të qëllimshëm.
Monika Kryemadhi: Nuk flas fare për zotin Meta. Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe zotin Meta. Ata e dinë shumë mirë marrëdhënien time me zotin Meta dhe në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë.
Asnjëri nga ne nuk është i akuzuar, të gjihë jemi të dyshuar. Për të larguar vëmendjen nga Enchro, nga trafiku i drogës, kërkojnë të bëjnë show.
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka sqaruar detaje nga dosja e ndarë nga Prokuroria e Posaçme, ku flitej në lidhje me ligje me porosi.
Monika Kryemadhi: Të më fali Samir Mane që ia përmend emrin por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në vlerën 300 mijë euro që është bërë me kontratë.
Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga kryeshefe e kabinetit të Ramës që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.
Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera.
Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri. Kam dashur unë të marr një vilë në Rolling Hills, kam shkuar e kam parë me mamanë time me të cilën jetoj por Meta nuk dinte gjë.
Kam folur me bashkëshorten e manës. Ambasadori grek në atë kohë i tha Metës do të jemi komshinj, dhe aty Meta mori dijeni për rastin.



