Meta shpërthen në akuza ndaj Altin Dumanit, ofendon kreun e SPAK-ut në sallë, shtyhet gjyqi
Shtyhet për në orën 13:30 seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se se shkak për shtyrjen është bërë përplasja e ashpër e Metës me prokurorët e SPAK.
I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
"Këtu do të vini edhe ju si unë. Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit", bëhet e ditur se ka thënë gjatë debatit në sallën e gjyqit, kreu i PL-së, Ilir Meta.
Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan të njihen me aktet.
Ndërkaq, pasi doli nga salla e seancës së masave të sigurisë, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u shpreh se, Meta thjeshtë i përkëdheli prokurorët e SPAK.
‘Ku kanë b*thë me fol ata... Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi’, tha Kryemadhi për mediat para SPAK.

