RENDITJA e Ligës së Kampioneve pas ndeshjeve të së martës, Vetëm një skuadër me pikë të plota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 13:12
Ndeshjet e luajtura mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kampioneve kanë sjellë lëvizje të shumë skuadrave, si rrjedhojë e rezultateve që janë regjistruar.
Ajo që bie në sy është se tashmë ka vetëm një skuadër me pikë të plota në kreun e klasifikimit dhe ajo është Aston Vila, e cila mundi Bolonjën dhe vazhdon e qetë rrugëtimin e saj drejt turit tjetër.
Pas krahëve të skuadrës angleze janë me 7 pikë dy ekipe që pakkush i priste në atë zonë të klasifikimit si Sporting Lisbona dhe Monako, por edhe Arsenali i cili gjithashtu ka bërë mirë detyrën e vet duke mundur Shakhtar Donjetck për t’u pozicionuar brenda 8-shes së parë.


