Talenti i Milanit, debutim me rekord në Champions League

Moment historik në “San Siro” në minutën e 75-të të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Club Brugge.

Trajneri i kuqezinjve, Fonseca, dërgoi Francesco Camardan në fushë në vendin e Moratas mes duartrokitjeve të të pranishmëve në stadium.

Camarda është, në fakt, lojtari më i ri italian që ka debutuar në Ligën e Kampionëve në moshën 16 vjeç e 226 ditë.

Është thyer rekordi i mbajtur nga Moise Kean, i cili debutoi me fanellën e Juventusit në moshën 16 vjeç e 267 ditë.

Në minutën e 87-të, Camarda gjithashtu 'rrezikoi' të bëhej golashënuesi më i ri italian në historinë e Champions League: goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Camarda është gjithashtu lojtari i shtatë më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Champions League: rekordi i takon Youssufa Moukoko të Borussia Dortmundit me 16 vjeç e 18 ditë.