VIDEO/ Realizoi gol spektakolar me roveshatë, Bitri në formacionin e javës në Hungari

Eneo Bitri ishte protagonist absolut te skuadra e Gior në fundjave.

Ish-mbrojtësi i Partizanit dha kontribut të çmuar edhe në fazën sulmuese për ekipin e tij, duke shënuar një gol të mrekueshëm me roveshatë në fitoren 2-1 në transfertë ndaj ZTE.

Bitri e dërgoi topin në rrjetë në një mënyrë të pazakontë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Mënyra e ekzekutimit ishte perfekte, kështu që vlerësimi për të ishte i lartë (nota 8) nga “sofascore”.

Bitri jo më kot u përfshi në formacionin më të mirë të kampionatin hungarez për javën e 10-të.

VIDEO/ Realizoi gol spektakolar me roveshatë, Bitri në formacionin e