VIDEO/ Rudiger e Vinicius rikthejnë baraspeshën ndaj Dortmund
Supersfida Real Madrid-Borussia Dortmund po dhuron një spektakël të vërtetë në “Bernabeu” teksa janë shënuar plot 4 gola.
Mysafirët e mbyllën në avantazh të dyfishtë pjesën e parë duke befasuar gjigandët spanjollë. Për skuadrën gjermane fillimisht realizoi Donyell Malen në minutën e 30-të.
Serhou Guirassy pason bukur te sulmuesi brenda zonës me Malen i cili i ndodhur para portierit me një goditje të saktë nuk fal duke dërguar topin në rrjetë.
Ndërkohë vetëm 4 minuta më pas, Jamie Gittens dyfishon shifrat për skuadrën e tij duke shokuar të pranishmit në “Bernabeu”.
????????| GOAL: RUDIGER
— GOALSbible (@goalsbiblefc) October 22, 2024
Real Madrid 1-2 Dortmund
pic.twitter.com/PRPDYDG9eF
Por në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Ancelotti po tregon një “marsh” tjetër teksa ka arritur të barazojë në 2-2 takimin falë golave të Rudiger (60′) dhe Vinicious jr (63′).
Champions League
— FutbolGol12 (@Gol12Futbol) October 22, 2024
Fase Liga
Gol de Real Madrid ????????
2-2
Vinicius Junior ⚽????????
pic.twitter.com/gyRRDAe0SF

