Champions League/ Milan fiton lehtësisht ndaj Club Brugge, Monaco i shënon 5 gola serbëve të Zvezdas

Konsiderohet një “fanellë e rëndë” në Evropë dhe këtë e vërtetuan këtë të martë, pavarësisht se kundërshtari nuk ishte i një niveli shumë të lartë.

“Djajtë” e Milan kanë lënë pas krahëve disfatat në dy javët e para të Champions League, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-1 belgët e Club Brugge, për të regjistruar fitoren e parë në formatin e ri të kompaticionit më të rëndësishëm për klube në “Kontinentin e Vjetër”.

Pulisic në minutën e 34’-t dhe Tijjani Reijnders me një dopietë në minutat 61’ e 71’ ishin heronjtë absolut të “Kuqezinjve”, ndërsa Sabbe barazoi shifrat përkohësisht në minutën e 51’-të, por pa mundur të bëjë më shumë, teksa ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të Onyedika për belgët, duke i lënë këta ta fundit për afro 1 orë lojë me 10 lojtarë.

Fitore të madhe arriti edhe Monaco me “Princat” e Ligue 1, që mundën me shifrat e thellë, 5-1, skuadrën e Crvena Zvezda.