Shkëlqeu ndaj Dortmundit, Vinicius tregon se çfarë i tha Ançeloti pas ndeshjes

Ylli brazilian Vinicius Junior rrëmbeu skenën në një mbrëmje të magjishme Championsi, teksa arriti të realizonte plot 3 gola në pjesën e dytë, në duelin ndaj Borusias së Dortmundit ku skuadra e Real Madridit triumfoi me rezultatin 5-2.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Vinicius ndër të tjera deklaroi: "Sekreti i përmbysjes? Të besojmë te vetja. Ne e dimë se në shtëpi, me tifozët tanë, gjithçka mund të ndodhë. Kur arritëm në dhomat e zhveshjes, ishim të gjithë shumë të qetë, dëgjuam vetëm trajnerin… dhe vetëm një gjë u tha: nëse ne shënojmë të parin, do ta përmbysnim. Ia dolëm sërish, falë tifozëve dhe skuadrës, të cilët dhanë gjithçka. Por ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë kështu që nga fillimi. Nëse jo, trajner nuk e duron dot!

Po shohim se si duhet të luajmë dhe trajneri gjithmonë thotë se duhet të gjejmë një mënyrë për t’i bërë ndeshjet më të lehta. Ne ndryshuam rreshtimin në pjesën e dytë… por edhe dinamikën. Kështu duhet luajtur, ky është kompeticioni ynë dhe duam ta fitojmë përsëri.

Çfarë tha Ançeloti pa ndeshjes? Që të vazhdojë kështu, unë gjithmonë mund të jap më shumë. Unë jam vetëm 24 vjeç dhe dua të qëndroj përgjithmonë te Real Madrid. Të bëj shumë gjëra për këtë klub, i cili më ka dhënë gjithçka që kur kam ardhur. 

Tani të shkojmë me gjithçka kemi drejt ‘El Clasico’. ‘Bernabeu’, shtëpia jonë, tifozët. Le të luftojmë për gjithçka këtë sezon, si gjithmonë”, u shpreh Vinicius.